Scott Bamforth: I lumtur që jam rikthyer te Kosova

Basketboll

Scott Bamforth: I lumtur që jam rikthyer te Kosova

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:39
Scott Bamforth: I lumtur që jam rikthyer te Kosova

Pas pesë vitesh, Scott Bamforth rikthehet te Kosova.

Ai iu bashkua ekipit të mërkurën, ku me disa basketbollistë ka luajtur më herët. “Më kanë pritur shumë mirë. Me disa lojtarë kam luajtur më herët, kurse me disa është për herë të parë. Atmosfera është shumë e mirë”, shprehet Scott Bamforth për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai flet për rikthimin te Kosova. “Jam i lumtur që jam rikthyer këtu.

Stërvitjet po shkojnë shumë mirë, e kjo është shumë e rëndësishme. Ne po japim më të mirën tonë. Duam që të jemi sa më të përgatitur për ndeshjen e së dielës”, ka shtuar tutje basketbollisti i natyralizuar i Kosovës.

Bamforth është optimist për ndeshjen me Norvegjinë. “Sigurisht se besojmë në fitore. Për këtë po përgatitemi maksimalisht. Kemi një ekip shumë të mirë dhe duam të fitojmë para tifozëve tanë. Ata janë motiv shtesë për ne. Më kujtohet se na kanë përkrahur gjithmonë dhe besoj se kështu do të jetë edhe nesër”, nënvizoi Bamforth.

Në Grupin C, Kosova, Danimarka dhe Norvegjia kanë nga një fitore dhe një humbje. Dardanët kanë një fitore (ndaj Danimarkës 78:73) dhe një humbje (nga Norvegjia 86:77). Vendi i parë kualifikohet tutje dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Kosova-Norvegjia zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Minatori të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat