Vdes sportisti i njohur që u godit nga kamioni 

Basketboll

Vdes sportisti i njohur që u godit nga kamioni 

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:58
Vdes sportisti i njohur që u godit nga kamioni 

Ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare, basketbollisti izraelit, Daniel Sasson.

Ai ishte goditur nga një kamion teksa po lëvizte me biçikletë.

Sassoni nuk mbijetoi pas gati një viti në gjendje kome. 

Daniel luajti në ligën elitare midis vitit 2018 dhe 2021 dhe veshi fanellat e Hapoel nga Tel Aviv, Hapoel Holon dhe Hapoel Galil.

Të gjitha skuadrat nga Izraeli i kanë dërguar ngushëllimet familjes Sasson dhe të gjitha duelet në xhiron e ardhshme do të fillojnë me një minutë heshtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat