Përfundon Punëtoria për Implementimin e Sportit të Unifikuar

Basketboll

Përfundon Punëtoria për Implementimin e Sportit të Unifikuar

Më: 31 janar 2022 Në ora: 12:00
Punëtoria për Implementimin e Sportit të Unifikuar

Ka përfunduar Punëtoria për Implementimin e Sportit të Unifikuar, që u mbajt nga 28 deri më 30 Janar, e që u organizua nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Organizatën Olimpiada Speciale e Kosovës, SO Germany, si dhe GIZ.

Punëtoria ka të bëjë me Implementimin e Sportit të Unifikuar. Kjo punëtori është mbajtur për herë të parë në Kosovë dhe kishte për qëllim Implementimin e Sportit të Unifikuar në shoqërinë tonë, si në shkolla, klube e tjera.

Pikërisht në punëtorinë e parë i është dhënë prioritet basketbollit si sport, ndërsa nga Federata e Basketbollit e Kosovës ishin të ftuar tre trajnerë: Driton Obërtinca, Agnesa Robaj dhe Valentin Spaqi.

Fëmijët kanë luajtur së bashku të shtunën dhe të dielën në basketboll, duke u argëtuar mes tyre, që kishte për qëllimin shoqërimin mes tyre dhe integrimin.

Në këtë punëtori ligjërues ishte Micheal Newton dhe Tobias Antoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat