Chicago Bulls, Phoenix Suns dhe Utah Jazz nuk falin

Basketboll

Chicago Bulls, Phoenix Suns dhe Utah Jazz nuk falin

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 11:42
Chicago Bulls, Phoenix Suns dhe Utah Jazz nuk falin

Chicago Bulls, Phoenix Suns dhe Utah Jazz nuk falin. “Demat” likuiduan lehtësisht Atlanta Hawks me rezultatin 131-117.

Si zakonisht nuk mendoi në shfaqje Zach LaVine, me 25 pikë, ndërsa De Mar DeRozan u ndal në 20. Nikola Vucevic, veç 16 pikë regjistroi edhe 20 rebound.

Devin Booker (38 pikë, 5 asiste, 7 rebound) udhëhoqi Phoenix Suns në fitoren 115-97 kundër Oklahoma City Thunder. Fitore edhe për Utah Jazz, që mposhti me rezultatin 120-105 Portland Trail Blazer.

Norman Powell dhe Damian Lillard shënuan nga 32 pikë, por Jazz ishin lart si ekip dhe fituan çdo periodë, teksa ishin 6 lojtarë që shënuan 15 pikë e lart, me Rudy Gobert shënuesin më të mirë, me 22 pikë.

Një nga ndeshjet më të forta të mbrëmjes ishte Memphis Grizzlies-Los Angeles Lakers, që përfundoi 104-99. Ja Morant ishte fenomenal, duke shënuar 41 pikë, si dhe regjistroi 2 asiste e 10 rebound. Nga ana tjetër fantastik ishte edhe LeBron James (37 pikë, 7 asiste, 13 rebound).

Nuk mjaftoi as ndihma e Russell West Brook me “triple double” (16 pikë, 12 asiste, 10 rebound).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat