Filozofia e gabuar e klubeve të basketbollit në Kosovë për 22 vite

Basketboll

Filozofia e gabuar e klubeve të basketbollit në Kosovë për 22 vite

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 13:10
Filozofia e gabuar e klubeve të basketbollit në Kosovë për 22 vite

Njohësit dhe ekspertët e basketbollit ka vite që i kanë futur veshët në lesh, disa nuk e kanë guximin ta kritikojnë filozofinë e gabuar të klubeve për 22 vite, duke shpresuar se një ditë do të bëhen trajner apo do t’iu del ndonjë ‘asht’, disa përtojnë të merren me këtë punë e disa as dojnë me dëgjuar me punën që bëjnë shumica e klubeve.

Nëse një sport ka derdhur para apo më konkretisht ka investuar me qindra mijëra euro në vit, janë shumica e klubeve të basketbollit.

Nëse dikujt iu duket një program për bukuri apo një filozofi për t’i duartrokitur për punën që kanë klubet për 22 vite, veç blejë e mos shit asnjë basketbollist, në klubet ku garojnë në ligat më cilësore në shtetet evropiane, kjo i bie që paratë që i ke në bankë, i investon në mall që nuk shitet, ndërsa mjete nuk fiton asgjë, punon vetëm me humbje e humbje të thella, pa sjellë asnjë rezultat apo ndonjë dobi.

Edhe zogjtë e malit e dijnë se Dardan Berisha ka qenë lojtari më i mirë që ka pasur Kosova për shumë vite por është rritur diku tjetër si lojtar dhe është kthyer për të ndihmuar shtetin e vet, Kosovën, por ai gjithmonë nuk mundet me qenë sikur 20 vjeç.

Për 22 vite, të derdhen aq shumë para, e aq miliona edhe mos ta kemi një gjeneratë të denjë, kjo është për t’u diskutuar dhe për t’u analizuar nga vet klubet.

Nëse klubet mendojnë që po rriten me këta lojtarë që investojnë,  vijnë nga shtetet e jashtme, ky është edhe një gabim i madh. Edhe ata lojtarë që janë kthyer në Kosovë, nuk e kanë gjetur veten askund dhe kanë ardhur këtu se ndryshe as që i kishim pa. Nuk e kanë gjetur veten askund, janë lojtar po të këtij nivelit të rangut tonë. 

Klubet e basketbollit, kryesitë e klubeve, duan të vënë gishtin në kokë, 22 vite investime, një lojtar nuk e shesin askund, e pse gjithë ky investim. E dijmë të gjithë se Kosova vuan nga shtatlartësia, por nuk mundem edhe të qëndrojnë indiferent, të mos kërkojnë ndonjë talent të madh nëpër shkollat fillore e të mesme. Më ketë filozofi, një ditë basketbolli do të mbetet edhe pa ligë. Dikur sponsorët lodhen, investo e mos fito asgjë, vetëm me humbje të thella.

Për 22 vite nuk e kanë shitur asnjë lojtar, kanë pru lojtarë pak a hiq më të mirë se këta të Kosovës. Të mburresh që po jep rroga 3-5 mijë, e pa pikë rezultati në Evropë, ky është dështimi më i madh.

Edhe hendbolli për 22 vite nuk e ka shitur asnjë lojtar në tregun e jashtëm, por dallimi mes basketbollit e hendbollit është se basketi ka investuar me miliona e hendbollit me atë fukarallëk disi po e shtyjnë.

22 vite, blejë e mos e shit, kjo është për një analizë të thellë për ata që merren me këtë sport. Edhe klubet e basketbollit edhe të hendbollit, le të mendojnë mirë për të ardhmen, derisa nuk kanë falimentuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat