Paraqiten me emrin Prishtina në Beograd, ky është kokëkrisuri 

Basketboll

Paraqiten me emrin Prishtina në Beograd, ky është kokëkrisuri 

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:08
Paraqiten me emrin fantom Prishtina në Beograd, ky është kokëkrisuri 

Në Serbi dëgjon gjithçka dhe ëndrra të llojllojshme! Edhe një skandal i radhës!  

Në Beograd mbahet turneu i basketbollit, e paska dal dikush që paska nostalgji për Prishtinën dhe qenka paraqitur me emrin fantom Prishtina.

Siç shihet në semafor paskan luajtur Prishtina fantome me Zarën e Kroacisë, është fjala për veteranët. Nuk kanë fund budallaqet e serbëve. 

“Turneu tradicional përkujtimor "Dragisha Shariç" u mbajt në Beograd për të 14-tën herë.
Morën pjesë rreth 55 ekipe, të cilat u ndanë në kategori të ndryshme. Duke filluar nga 30+, deri në 65+...

Një ekip tërhoqi vëmendjen tonë të veçantë. Kryesisht për shkak të emrit Prishtina nga Beogradi.

Ne e zbuluam historinë e tyre të plotë dhe është jashtëzakonisht interesante”, shkruan një farë media serbe “Kurir”.

“Ndodhi spontanisht. Jemi mbledhur nga dëshira që tradita e basketbollit të Prishtinës të vazhdojë të jetojë. Jemi nga KB Prishtina dhe KB Fushë Kosova. Për t'u afruar me njerëzit që nuk e dinë, është diçka si Beogradi dhe Zemuni”, thotë ky kokëkrisur Aleksandar Marinkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat