James: Ja ku dëshiroj ta mbyll karrierën time

Basketboll

James: Ja ku dëshiroj ta mbyll karrierën time

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 12:06
James: Ja ku dëshiroj ta mbyll karrierën time

Pas 17 sezonesh radhazi në NBA, basketbollisti LeBron James kupton se po vjen fundi i karrierës së tij.

Pasi ka debutuar me Cleveland dhe më pas ka veshur edhe fanellën e Miami, lojtari aktualisht luan me Lakers.

36-vjeçari, 4 tituj kampionë në NBA, shpreson se objektivi i tij është ta mbylle karrierën te Lakers. “Shpresoj realisht që ta mbyll karrierën këtu. Uroj që të luaj edhe 4, 5, 6 apo 7 vite të tjera me këtë fanellë. Më pëlqen të jetoj në Los Anxhelos”, tha LeBron James.

“Nuk kisha menduar kurrë se mund të ndihesha kaq komod në këtë skuadër dhe këtë qytet. Uroj që pushimet e këtij viti të më karikojnë dhe të jem në 100% të formës, për të rikthyer titullin te Lakers”, tha LeBron, në sezonin e tij të tretë me ekipin kalifornian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat