Dardanët e rinj pësojnë nga Luksemburgu

Basketboll

Dardanët e rinj pësojnë nga Luksemburgu

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:58
Dardanët e rinj pësojnë nga Luksemburgu

Kosova U20 ka pësuar humbje nga Luksemburgu U20 84:80 (24:21, 22:31, 19:13, 19:15), në kuadër të FIBA European Challengers, që po zhvillohet në Hungari.

Ndeshjen më mirë e nisi Luksemburgu me një epërsi prej 18:8, por më pas rikthehen Dardanët duke ngushtuar shifrat, që bëri të zhvillohet një lojë e baraspeshuar, duke përfunduar 24:21.

Kosova vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku shkriu epërsinë e Luksemburgut dhe krijoi epërsi prej 40:47, ndërsa pjesa e parë përfundon 46:52.

Lojë kryesisht e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e tretë, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej në epërsi, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:65. Kjo bëri që në 10 minutat e fundit të zhvillohej një lojë dramatike, dhe në fund triumfoi Luksemburgu 84:80.

Te Kosova u dalluan Rron Thaçi me 23 pikë e nëntë kërcime dhe Mirlind Zekaj me 19 pikë. Ky i fundit u ndëshkua edhe me pesë gabime personale. Dardanët e rinj të dielën do të luajnë për vendin e shtatë me humbësin e ndeshjes Sllovaki-Rumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat