Një basketbollist pozitiv, një tjetër në izolim

Basketboll

Një basketbollist pozitiv, një tjetër në izolim

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:37
Një basketbollist pozitiv, një tjetër në izolim

Kombëtarja amerikane e basketbollit synonte sot hakmarrjen ndaj Australisë në ndeshjen ne dytë miqësore mes tyre në prag të “Tokio 2020”, por sfida është anulluar.

Shkak janë bërë masat anti-Covid të marra, që sollën largimin e Bradley Beal nga grumbullimi (pozitiv me koronavirus) dhe izolimin e Jerami Grant (masë parandaluese, pasi ishte në kontakt me të parin).

“Dream Team” ka fituar medaljen e artë në tri edicionet e fundit dhe ka vijuar normalisht stërvitjen në Las Vegas, ku deri më tani ka zhvilluar 3 miqësore (1 fitore, 2 humbje).

Ende nuk dihet se kush do të zërë vendin e Beal në kombëtare, ndërsa Grant nuk rrezikon përjashtimin (për momentin) dhe pritet të udhëtojë për në Japoni.

“Së pari duam të mbërrijmë mirë në Japoni dhe njëkohësisht të përgatisim një ekip kombëtar kompetitiv, që të jetë i suksesshëm. Mbajmë masda gjatë gjithë kohës dhe respektojmë normat anti-Covid, duke qenë se këtë gjë e kemi kryer përgjatë gjithë sezonit në NBA”, tha trajneri Gregg Popovich. Amerika ka edhe një miqësore të fundit me Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat