Vraniqi: Po japim maksimumin në stërvitje

Basketboll

Vraniqi: Po japim maksimumin në stërvitje

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 15:17
Vraniqi: Po japim maksimumin në stërvitje

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve është duke vazhduar stërvitjet për garat evropiane, që do t’i kenë gjatë verës. 

Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 Women's European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021. 

Basketbollistja e Kosovës, Sara Vraniqi është shprehur se po japin maksimumin në stërvitje. “Deri më tani përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Ne po japim më të mirën tonë në përgatitje në mënyrë që të jemi sa më të gatshme për garat në Shkup”, është shprehur Vraniqi për faqen zyrtare të FBK-së. 

Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut. 

“Ne do të japim maksimumin në çdo ndeshje. Angazhimi ynë nuk do të mungoj dhe shpresojmë se do të bëjmë paraqitje sa më të mira përballë kundërshtarëve që i kemi. Sigurisht se në çdo sfidë do të luajmë me maksimumin tonë dhe do t’i qasemi ndeshjeve me seriozitetin më të madh, duke shpresuar se do të shënojmë ndonjë fitore në grup”, deklaroi basketbollistja e Bashkimit.

Kësaj radhe FIBA Kampionatet Evropiane nuk janë ndarë në Divizione, por në Grupe, dhe këto grupe do të organizohen në disa shtete. Për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19, nuk do të ketë ngritje në Divizione apo edhe rënie në Divizione më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat