​Në Gërmi mbahet gara 3x3 në basketboll, dhjetëra tifozë të pranishëm

Basketboll

​Në Gërmi mbahet gara 3x3 në basketboll, dhjetëra tifozë të pranishëm

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 17:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Parkun e Gërmisë sot po zhvillohet gara basketbollistike 3x3 e organizuar nga 3x3 Prishtina dhe Federata e Basketbollit të Kosovës.

Ky është edicioni i katërt i kësaj gare ku po marrin pjesë 12 ekipe nga Kosova dhe rajoni.

Në pranin e dhjetëra tifozëve të pranishëm, ekipet po shfaqin lojra mjaftë atraktive dhe shumë cilësore.

Kushtrim Mushica, nga Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtinës tha për KosovaPress se kjo ngjarje sportive bëhet për nder të ditës së çlirimit të Prishtinës dhe se organizimi i saj i jep shumë gjallëri kryeqytetit të Kosovës.

Mushica: Kjo ngjarje i jep shumë gjallëri Prishtinës

“Komuna e Prishtinës për nder të ditës së çlirimit të Prishtinës ka bërë 22 aktivitete me bashkëpunëtorë sigurisht kulturore dhe sportive. Drejtoria e kulturës edhe e sportit ka bërë disa organizime kur përfshi edhe këtë të sodit, 3x3 Prishtina është bashkëpunëtor, e kemi mbështetur dhe një ngjarje tillë sigurisht se e bën Prishtinën edhe më të gjallë. Organizatorët sigurisht që kanë dëshmuar edhe në të kaluarën që bëjnë organizime shumë të mira në këtë sport edhe sot është nikoqire e shumë klubeve të ndryshme nga vende të ndryshme të botës, gjë që e benë Prishtinën atraktive, andaj ne nuk hezitojmë të mbështesim aktivitete të ndryshme sportive rinore dhe kulturore.”, tha Mushica.

Në lidhje me praninë e tifozëve në tribuna, Mushica dhe se çdo gjë është paraparë nga organizatorët edhe sa i përket distancës që kërkohet nga rregullat për Covid-19.

Mushica: Prania e tifozëve është paraparë nga organizatorët duke iu përshtatur rregullave të kërkuara.

“Gjithçka është paramenduar do të thotë edhe organizatori është kujdesur për këtë pjesë. Pikërisht edhe për këtë arsye jemi ardhur këtu, është vendosur në amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë për faktin se ka edhe këtë tribunë, këtë pjesë ku mund të mbahet ndoshta edhe distanca edhe normal tani në kohë e fundit numrat kanë rënë dhe kjo e ka mundësuar këtë event përndryshe vitin e kaluar nuk kanë mundur të bëhen këto evente në këtë formë prandaj shpresojmë që të lirohemi e tëra në këtë aspekt dhe t’i kthehemi normalitetit dhe ngjarjet e tilla te kenë kuptimin e plotë.” tha Mushica.

Të kënaqur me organizimin e kësaj ngjarje u shprehen edhe të pranishëm. Leonis Tanushi tha se ky organizim përveç anës sportive mundëson që edhe të rinjtë e do shoqërohen mes vete.

Tanushi: Ky organizim është shumë i qëlluar

“Ky është edicioni i tretë i 3x3 Prishtina. Një organizim shumë i mirë dhe vendi shumë i mirë, të njihemi me njëri-tjetrin, ka edhe ekipe internacionale, është atmosfera shumë e mirë dhe është kualiteti i lartë i lojtarëve që luajnë këtu... Unë luaj për klubin e Vallaznimit nga Gjakova, kemi qenë në Superligë, por fatkeqësisht kemi rënë.”, tha Tanushi.

Ndërsa, Labinot Kelmendi nga klubi i basketbollit “Istogu” tha për KosovaPress se merr pjesë qe katër sezone në këtë ngjarje dhe se ky i fundit është shumë special, derisa konfirmoi se edhe ai do të marr pjesë si lojtar me klubin e tij.

Kelmendi: Marr pjesë qe katër sezone në këtë ngjarje dhe jam shumë i kënaqur.

“Unë marr pjesë qe katër vite me radhë këtu në 3x3 Prishtina, është edicioni i katërt dhe mendoj që ky edicion është diçka prej më të mirëve, ka marr edhe në të tjera, edhe të tjerat kanë qenë shumë të mira por ku është diçka më special edhe shumë mirë...Unë do të marr pjesë, jam në klubin basketbollistik Istogu, e përfaqësoj Istogun”, tha Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat