Një turk në krye të Yllit, Berisha drejtor sportiv

Basketboll

Një turk në krye të Yllit, Berisha drejtor sportiv

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:06
Një turk në krye të Yllit

Skuadra nga Theranda, Golden Eagle Ylli, ka arritur marrëveshjen me trajnerin turk.

"Golden Eagle Ylli ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur turk Fatih Emre Gezer.
Fatih ka një karrierë të suksesshme si trajner në disa shtete. Ai ishte ndihmëstrajner i ekipit Pertevniyal Istanbul për periudhën 2011-2015.

Në periudhën 2014-2016 ai ishte asistenti i parë për ekipin e mirënjohur turk Anadolu Efes, ekip me të cilin arriti në finale të Superligës turke (2015/2016), Top 8 ne Euroleague(2015) si dhe ishte fitues i kupës 2015.

Në periudhën 2016-2017 karrierën e vazhdoj në Gjermani si asistent i parë në ekipin e njohur gjerman Alba Berlin me të cilin arriti në finale të Kupës Gjermane 2016 dhe top16 ne EuroCup(2016).
Fatih pritet të arrij në Suharekë shumë shpejtë!

Njeherit ju njoftojmë që ikona e klubit Agron Berisha është emëruar drejtor sportiv i klubit dhe pritet të jap kontribut të madh në këtë vit të sfidave për Yllin", njofton klubi therandas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat