Halil Sylejmani: Suksesi i Muhamet Ramadanit në Kampionatin Evropian, imazh i shkëlqyeshëm për Kosovën

Atletika

Halil Sylejmani: Suksesi i Muhamet Ramadanit në Kampionatin Evropian, imazh i shkëlqyeshëm për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 17:59
Halil Sylejmani: Suksesi i Muhamet Ramadanit në Kampionatin Evropian, imazh i shkëlqyeshëm për Kosovën

Atletika është prej sporteve që ka arsye të fortë që të mburret me suksesin e vitit 2021! 

Një sukses që e lakmon çdo federatë e çdo sport në Kosovë, siç e arriti atleti i talentuar i disiplinave teknike, Muhamet Ramadani, kampion i Evropës U-20 në hedhje e gjyles.

Halil Sylejmani, president i Federatës së Atletikës së Kosovës, tha se është një viti i mirë me synime që viti 2022 të jetë edhe më i mirë.

Image

Përkundër rrethanave që u krijuan nga pandemia, mbretëresha e sporteve asnjëherë nuk u ndal por i zhvilloi të gjitha aktivitetet me mjaft sukses qoftë kombëtar e qoftë ndërkombëtar.      

“Mendoj se është një vit i suksesshëm përkundër problemeve pak me pandemi, e cila e ka bërë të veten. 

Atletët e atletet kanë treguar rezultate të mira. Kemi marrë pjesë në shumë aktivitete, që nga Kongresi Ballkanik e ai Evropian në Lausanne. 

Kemi arritur sukses të madh si mbretëreshës e sporteve me Muhamet Ramadanin, kampion i Evropës U-20 në Talin të Estonisë. 

Kemi marrë pjesë me garat e ndryshme ndërkombëtare, si në Poloni, Qipro, etj. Rezultatet janë mjaft të mira dhe kemi dëshirë që të janë edhe më të mira. 

Garat janë mbajtur të tëra edhe pse me pengesa nga pandemia, megjithatë u angazhuan shumë klube, po ashtu edhe programi i federatës u përmbush me sukses. Kemi pasur kontakte me personalitete ballkanike e botërore”, tha Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Sylejmani tha se suksesi i Ramadanit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i ka jap një imazh të shkëlqyeshëm shtetit të Kosovës në botë. 

“Si sukses jo vetëm i Federatës së Atletikës së Kosovës por edhe me karakter kombëtar te shtetit të Kosovës, fitimi i medaljes së artë në Kampionatin Evropian U-20.

Ramadani po ashtu edhe disa të tjerë, kanë bërë që Federata e Atletikës të vlerësohet me epitete të larta dhe me respekt nga federatat e shteteve tjera e me urime të shumta, për një rezultat në mesin e 52-53 shteteve.  Ramadani u bë kampion me një rezultat të jashtëzakonshëm, me një distancë të jashtëzakonshme. 

Dëshiroj që këto sukseset e arritura të jenë shtytje për të arritur edhe suksese më të mëdha në vitin e ardhshëm, i cili do të vij pas pak ditësh. Çdo atlet, atlete, trajner, udhëheqës, institucione tjera sportive, sponsorë, MKRS etj. i falënderoj që na kanë ndihmuar. Po ashtu falënderoj dhe gazetën “Bota sot” që na ka përcjellur në çdo hap”, përfundon Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat