Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani dhe Bashkim Kurti, kryeshef i ujësjellësit Mitrovica, nënshkruan marrëveshjen për parcelën, që do të shfrytëzohet nga kampioni i Evropës U-20 në hedhjen e gjyles, Muhamet Ramadani.
Kjo nga nënshkruesit e marrëveshjes u vlerësua lartë dhe me bindje se Ramadani do të përgatitet sa më mirë për Lojërat Olimpike – Paris 2024.
“Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet KRU Mitrovica dhe Federatës së Atletikës së Kosovës.
Sot u nënshkrua marrëveshja ndermet KRU Mitrovica dhe Federatës së Atletikës së Kosovës për dhënie në shfrytëzim të përkohshëm të parcelës - pronë e ujësjellësit për t'u shfrytëzuar nga kampioni evropian U-20 në hedhje të gjyles, z. Muhamet Ramadani dhe trajneri i tij, Shaban Ramadani.
Me këtë rast kampionit tonë i dëshirojmë suksese edhe në të ardhmen!
Faleminderit KRU Mitrovica”, njofton Kompania Rajonale Ujesjellesi "Mitrovica".