Deklaratat e Thaçit, Behgjet Pacolli ka një kërkesë për Angela Merkelin

Aktuale

Deklaratat e Thaçit, Behgjet Pacolli ka një kërkesë për Angela Merkelin

Nga: P.R Më: 6 gusht 2018 Në ora: 17:56
Angela Merkel

Kohëve të fundit, presidenti i Republikës ë Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpeshtuar deklaratat për korrigjim te kufirit me Serbinë, ndërsa analistet politikë dhe partitë politike në Kosovë, këto deklarata të Thaçit i kanë konsideruar si rrezik për ndarjen e Kosovës.

E, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në facebook, ka kërkuar përfshirjen e kancelares gjermane Angela Merkel në zgjidhjen e problemeve me Serbinë

“Gjithmonë kam konsideruar se Angela Merkel përveq se një udhëheqëse e madhe, është edhe njê grua gjeniale. Konstruktiviteti, korrektësia dhe fuqia e saj në zgjidhjen e problemeve, e bën të domosdoshëm përfshirjen e saj në zgjidhjen e problemeve në ballkan”, ka shkruar Behgjet Pacolli, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat