Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli bërë hapjen e ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi.
Këtë lajm e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook ministri Pacolli.
Postimi i Pacollit:
Sot u hap ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi. Në prerjen e shiritit prezent ishte presidenti i Republikës së Kosovës dhe eksponentë tjerë nga qeveria e EBA. Ambasada e Republikës në EBA së Kosovës është e para në shtetet e golfit që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike. Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it. Emiratet e Bashkuara ndërtuan infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova. Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke renovuar edhe objektet e kultit.