Apostolova: Liberalizimi varet nga Kosova, duhet punë për përafrim me BE-në

Aktuale

Apostolova: Liberalizimi varet nga Kosova, duhet punë për përafrim me BE-në

Më: 17 prill 2018 Në ora: 16:34
Nataliya Apostolova

(E plotësuar)-Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka prezantuar Raportin e Progresit, i cili thotë se Kosova duhet të bëjë më shumë punë në mënyrë që të përafrohet me BE-në.

Raporti vlerëson se Kosova ka shënuar pak progres në disa fusha, si në ekonomi, ndërsa theksohet se në Kosovë nuk është bërë asnjë progres në arsim, mjedis dhe ndryshime klimatike.

Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave, Apostolova tha se kjo varet nga vet Kosova. Derisa tha se ratifikimi i Demarkacionit ishte hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave.

Apostolova: Liberalizimi i vizave varet nga Kosova

“Liberalizimi i vizave ka pasur një sukses të madh me aprovimin e çështjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ka qenë njëra prej dy kritereve të fundit. Aktualisht jemi duke shikuar zbatimin drejt regjimit të liberalizimit të vizave, kjo është përmbajtja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës lidhur me ‘track record’. Javën e ardhshme do të kemi disa ekspertë të Brukselit, të cilët do të bëjnë vlerësimin e fundit. Sapo të realizohet vlerësimi dhe komisioni të bindet se ky ‘track record’ është i mjaftueshëm, atëherë do t’iu propozojë shteteve anëtare që të marrin këto vendime. Pra tek kjo pyetje, nëse 2018-ta do të jetë viti i liberalizimit, kjo varet nga Kosova se çka do të bëjë Kosova gjatë javëve në vijim, së dyti varet nga shtetet anëtare, sepse vendimi përfundimtar e marrin shtetet anëtare shumica e kualifikuar, që do të thotë 2 të tretat, pra mendoj që kështu qëndron puna sa i përket regjimit pa viza”, theksoi ajo.

Ajo tha se ka pritur një raport më pozitiv, deri sa theksoi se Raporti i Progresit për vitin 2018 tregon problemet e pa zgjidhura dhe rekomandimet, të cilat duhet të plotësohen nga Kosova.

Ndërsa bëri të ditur se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën sa herë që ka gatishmëri për të ecur përpara.

Apostolova: BE do vazhdojë që të mbështes Kosovën

“Raporti jep propozime konkrete për Kosovën gjatë 12 muajve në vijim, të cilat institucionet duhet t’i marrin parasysh, këto të kuptohen si udhëzim pozitiv për të ndihmuar Kosovën për të ecur përpara. BE do vazhdoj që të mbështes Kosovën kurdo që ka gatishmëri për të arritur përparim. Në shkurt të viti 2018 Komisioni ka publikuar strategjinë për Ballkanin perëndimor, që dërgon sinjale shumë të fuqishme lidhur me perspektivën evropiane të tërë rajonit të Ballkanit megjithatë i ka bërë të qartë që nuk ka rrugë të shkurt për tu bërë anëtar. Duhet një proces i ri i transformimit dhe përparimi varet plotësisht në merita objektive në rezultatet konkrete të arritura nga secili partner, duke përfshirë edhe Kosovën”, tha ajo.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian ka folur edhe për Urën e Ibrit, me ç’rast tha se ky është projekti më i madh që ka të bëjë me dialogun.

Apostolova: Shpresoj që ura do të përfundohet sa më shpejt që të jetë e mundur

“Ura në të vërtet thoja është projekti ynë më i madh në veri, që ka të bëjë me dialogun. Puna mbi urë është duke vazhduar e thash derisa jemi duke folur, është dashur pak kohë deri të zbatohet ky projekt. Kemi bashkëpunim të mirë aktualisht me komunën veriore të Mitrovicës dhe vërtet shpresoj që ura do të përfundohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ka pasur disa batica e zbatica gjatë zbatimit të këtij projekti, disa prej tyre i dini të gjithë, sidomos ata që vijnë nga pjesa veriore, ka pasur të bëjë me disa shqetësime lidhur me komunën bazuar në incidentet etnike që kanë ndodhur, sido çoftë, siç thash ura është simbol dhe do të thoja se është simboli më i rëndësishëm i dialogut. Pra jemi duke shikuar perspektivën e normalizimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe do të thoja se ura do jetë simbol i kësaj”, u shpreh Apostolova.

Shefja e Zyrës së BE-së foli edhe për rastin e hyrjes ilegale dhe arrestimit të Marko Gjuriqit.

Apostolova: Incidenti me Marko Gjuriqin ishte shumë fatkeq

“Incidenti me Marko Gjuriqin nuk do ta cilësoja nëse ka qenë provokim. Do të them që ishte një incident shumë i pafat që ka ndodhur 3 ditë pas dialogut të nivelit të lartë pas një kohe të zgjatë. Pra me të vërtetë ishte shumë fatkeq dhe BE-ja ka reaguar dhe kemi dënuar veprimet, të cilat janë kundër të drejtave të njeriut në Kosovë dhe kemi shprehur dëshirën për të gjitha këto të diskutohen me anë të dialogut”, theksoi Apostolova.

Për statutin e komunave me shumicë serbe, Apostolova tha se është shumë e rëndësishme që të fillojë procesi i krijimit të shoqatës së komunave me shumicë serbe, derisa theksoi se marrja e vendimeve të njëanshme nuk është zgjidhje.

Aposotlova: Duhet të fillojë procesi i krijimit të shoqatës të komunave me shumicë serbe    

“Shoqata e Komunave Serbe tërheq më shumë vëmendjen tuaj dhe natyrisht se është çështje shumë e rëndësishme. Pyetja është se cila prej shoqatave do të jetë autentike, dhe që është paralajmëruar me një afat 20 prill, që do të fillojë të zbatohet, apo ajo që ka filluar kryeministri Haradinaj të zbatojë. Këtu dua të them se çështje e rëndësishme është që procesi i krijimit të shoqatës të komunës me shumicë serbe të fillojë. Ky do të jetë një dialog midis Prishtinës dhe Beogradit”, tha veç tjerash ajo.  

Në fund, sa i përket mundësisë të zgjedhjeve të reja në Kosovë, shefja e Zyrës së BE-së ka apeluar që të mendohet dy herë para se vendi të shkojë në zgjedhje. Kjo pasi që sipas saj, zgjedhjet e reja do të reflektojnë në reforma, raporton KosovaPress./N.Jakupi/

Zgjedhjet e parakohshme do të ndikojnë në ngecjen e reformave

 Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova, ka tërhequr vërejtjen se nëse Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme do të ketë ngecje në progresin e saj të reformave.

Ajo në një konferencë për media sot në Prishtinë ka folur edhe rreth zgjedhjeve eventuale të parakohshme në Kosovë, duke përkujtuar partitë politike që të mendojnë dy herë para se të marrin një vendim të tillë.

Apostolova: Mendoni dy herë para se të shkoni në zgjedhje

“Është shumë me rëndësi nga aspekti i Kosovës të mendojë edhe njëherë se si do të reflektohet kjo në reforma. Duhet shikuar me kujdes, nëse keni zgjedhje të reja është që ky proces do të ngadalwsohet. Unë bëj apel ndaj të gjithë atyre që mendojnë të shkojnë në zgjedhje, që të mendojnë vërtet dy herë se si do të ndikojë kjo në rrugën e Kosovës", ka thënë Apostolova.

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova, ka tërhequr vërejtjen se nëse Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme do të ketë ngecje në progresin e saj të reformave.

Ajo në një konferencë për media sot në Prishtinë ka folur edhe rreth arrestimit të të ashtuquajturit shef të Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq në veri, për shkak të hyrjes pa leje në Kosovë.

“Incidenti me Marko Gjuriqin ishte shumë i pafat që ka ndodhur tri ditë pas dialogut. BE-ja ka reaguar menjëherë dhe kemi reaguar për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe kemi shprehur dëshirën për të gjitha këto të diskutohen me anë të dialogut”, është shprehur Apostolova.

Ndërsa e pyetur nga mediat rreth zgjedhjeve eventuale të parakohshme në Kosovë, Apostolova ka përkujtuar partitë politike që të mendojnë dy herë para se të marrin një vendim të tillë, pasi kjo do të ndikojë në progresin  e reformave.

“Është shumë me rëndësi nga aspekti i Kosovës të mendojë edhe njëherë se si do të reflektohet kjo në reforma. Duhet shikuar me kujdes, nëse keni zgjedhje të reja është që do të ketë ngecje në progres. Unë bëj apel ndaj të gjithë atyre që mendojnë të shkojnë në zgjedhje, që të mendojnë vërtet dy herë se si do të ndikojë kjo në rrugën e Kosovës dhe në reforma", ka thënë Apostolova.

Apostolova: Me deportimin e shtetasve turq është shkelur ligji

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova e ka quajtur shkelje të ligjit deportimin e shtetasve turq.

Pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian Apostolova ka mbajtur një konferencë për media në Prishtinë ku tha se deportimi i atyre shtetasve që kanë pasur lejeqëndrim në Kosovës është shkelje  e ligjit.

Sipas saj shkelja është bërë sidomos për mënyrën se si janë transportuar ata.

Kjo sipas Apostolovës është theksuar edhe në raportin e Progresit./

Raporti i Progresit, Apostolova thotë se vlerësimi për luftën kundër korrupsionit bëhet javën e ardhshme

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se KE në raportin e saj konfirmon përkrahjen për Kosovën. Ndërsa, sa i përket fushës së sundimit të ligjit dhe në veçanti luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ajo tha se kjo ende është në fazën e vlerësimit dhe një vlerësim ndoshta mund të bëhet javën e ardhshme.

Ka përmendur si sukses ratfikimin e demarkacionit, ndersa ka thënë se raporti nuk është aq pozitiv sa është pritur, por është real.

Ajo shprehet se Kosova ka ende punë për të bërë në përafërimin e BE. Si sukses në fushën e gjyqësorit ka përmedur miratimin e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë dhe ligjin për prokurorin e shtetit.

Ka thënë se është shqetësuese ndërhyrja nga politika në disa raste dhe ka shprehur shqetësimin për neglizhimin e disa rastave të krimëve të luftës nga gjykatat vendore.

Ajo ka përmendur edhe ekstradimin e 6 qytetarëve turq ku sipas saj ka ngjallur reagime në Bruksel.

Sa i përket reformave në administratë ka shprehur shqetësimin për punësime jo adekuate, ndërsa ka lavdëruar punën në reformat ekonomike.

Apostolova në konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova po mban konferencë për media pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Raportin e prezantuan  Përfaqësuesesja e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisionari për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat