Vrasja e nxënësit në Suharekë ndodhi pas një konflikti të mëhershëm, kjo mund të jetë arsyeja?

Aktuale

Vrasja e nxënësit në Suharekë ndodhi pas një konflikti të mëhershëm, kjo mund të jetë arsyeja?

Më: 10 prill 2018 Në ora: 20:14
Ilustrim

Në qytetin e Suharekës sot ka mbetur i vrarë me thik B. Muharremaj, 17 vjeçar.

I ndjeri sipas raportimeve në media është i afërm me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremajn.

Por nga disa dëshmitarë që kanë qenë në njohuri të ngjarjes, media mëson se konflikti në mes të të ndjerit dhe dorasit, ka nisur kohë më parë.

Madje të dy kishin pasur një përleshje gjatë gjysmëvjetorit të parë, në këtë vit shkollor.

Një dëshmitar pa dashur t’i përmendet emri, ka thënë për media se arsye për konfliktin është një lidhje dashurie.

Por, Policia e Kosovës deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për shkaqet e ngjarjes.

Pas incidentit, i lënduar ka mbetur edhe një tjetër person që është dërguar në emergjencë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat