Ministri Beqaj takoi kongresmenë amerikanë dhe presidentin e Asamblesë së NATO-s

Aktuale

Ministri Beqaj takoi kongresmenë amerikanë dhe presidentin e Asamblesë së NATO-s

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 18:21
Pamje nga takimi

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, gjatë vizitës në SHBA, sot ka takuar kongresmenë amerikanë dhe udhëheqës të lartë të NATO-s.

Ministri Beqaj në Kongresin Amerikan u takua me kongresmenët, Pittinger Anderholt, Mike Turner dhe senatorët Inhofe, Wicker, Rounds. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Presidenti i Asamblesë së NATO-s, Paulo Alli dhe Admiralin Par Walsh.

Tema të diskutimit në takime ishin sfidat dhe integrimi i Ballkanit në proceset veriatlantike.

Ministri Beqaj më këtë rast deklaroi se në takim ka theksuar ndikimin gjeopolitik në zhvillimin e vendeve të Ballkanit dhe rëndësinë e procesit të integrimit evropian.

“Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe duhet të ketë rezultate konkrete, si dhe të mos bllokohet anëtarësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Involvimi i SHBA-ve është i pashmangshëm për të zgjidhur kontestet në Ballkan”, ka thënë ministri Beqaj.

Ministri Beqaj ka thënë po ashtu se integrimi Kosovës në NATO dhe reformimi i edukimit, janë dy tema shumë të rëndësishme për Kosovën.

Agjenda e takimeve të ministrit Besim Beqaj do të vazhdojë edhe me takime të tjera të nivelit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat