Vazhdon publikimi i dëshmive për manipulimet në Istog, ky është reagimi i mërgimtarit nga Gjermania

Aktuale

Vazhdon publikimi i dëshmive për manipulimet në Istog, ky është reagimi i mërgimtarit nga Gjermania

Nga: B.S Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 11:17
Deklarata e nënshkruar nga Abedin Kelmendi

Dje është mbyllur numërimi i votave me kusht dhe me post për votimet për kryetar të Komunës ë Istogut.

Në këtë është përmbysur rezultati pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.

Pas numërimit të këtyre votave, është rikthyer rezultati në favor të kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj, i cili mori 1475 vota, derisa Rugova 133 vota, shrkuan "Bota sot".

Por, menjeherë kishtye reagime se këto vota janë të manipuluara.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se dosjet që dëshmojnë këto manipulime, përkatësisht importimin e votave në Istog, do t’i dorëzojnë në organet e drejtësisë  dhe PZAP. Ndërsa theksoi se ata që kanë bërë punë të tilla në vend se të ulen në karrigen e kryetarit të komunës do të shkojnë në burg.

 “Ne jemi të bindur se fitorja është e z. Haki Rugova, sepse ai ka një diferencë të mirë realizuar në balotazh. Ndërkaq gjithë ata që mendojnë se do të fitojnë me vota të manipuluara, të porositura nga jashtë, me vota të njerëzve që kanë vdekur, të cilët ne i kemi identifikuar, me vota të njerëzve që nuk jetojnë aty por në vende tjera, ndërsa nga vendet tjera dërgohen zarfet, ne kërkojmë që të ndiqen procedurë ligjore, qoftë nga PZAP, qoftë më vonë nga organet e gjyqësisë, në mënyrë që gjithë ata që kanë organizuar një proces të tillë, në vend se të ulen në karrigen e kryetarit të komunës, do të shkojnë në burg”, tha gjatë konferencës së djeshme, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

E reagimi i fundit ka ardhur nga mërgimtari që jeton në Abedin Kelmendi, i cili përmes një deklarate për “Bota sot”, ka bërë të ditur që asi asnjëherë nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë, duke mos votuar asnjë parti. Kelmendi ka paralajmëruar edhe ngritjen e akuzave për keqpërdorim të emrit dhe votës së tij, 

Për më shumë lexojeni deklaratën e tij të plotë të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat