Haxhiu kërkon komision hetues për marrëveshjet Kosovë-Serbi

Aktuale

Haxhiu kërkon komision hetues për marrëveshjet Kosovë-Serbi

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 14:41
Albulena Haxhiu

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar ose ka thirrur Kuvendin që urgjentisht, sipas saj, të formohet një komision hetues Ad-Hoc i cili do të hetonte të gjitha marrëveshjet politike, teknike dhe aneks marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Përpos kësaj, gjatë një diskutimi të shumicës së kryetarëve të Komisioneve Kuvendore, mu për shkak të dialogut Kosovë- Serbi, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Besa Baftiu ka treguar se anëtarët e këtij komisioni janë refuzuar të shkojnë në Mitrovicë për të vizituar spitalin në veri të qytetit që udhëhiqet nga serbët,..

Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, Vjosa Osmani-Sadriu ka thënë se në dialogun me palën serbe nuk duhet të lejohet që të shkelen vijat e kuqe dhe se Kuvendi duhet të thotë fjalën ëprfundimtare për çdo marrëveshje eventuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat