Pacolli: Serbia ishte faktor i gjakderdhjes dhe shkatërrimit, por tash i rëndësishëm në Ballkan

Aktuale

Pacolli: Serbia ishte faktor i gjakderdhjes dhe shkatërrimit, por tash i rëndësishëm në Ballkan

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 21:50
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur në mediat serbe duke i inkurajuar ata për të pranuar Pavarësinë e Kosovës.

Pacoli ka thënë se Ballkani ka nevojë për stabilitet dhe se Serbia mund të luaj rol konstruktiv.

“Serbia është një faktor shumë i rëndësishëm për ne. Ne e respektojmë Serbinë. Për ne ka rëndësi të madhe sepse janë faktorë të rëndësishëm në Ballkan. Për fat të keq në shekullin e kaluar ishte një faktor shkatërrimi dhe gjakderdhje. Por,  ne besojme se në një të ardhme të afërt do të kemi fqinjësi të mirë si dy shtete të pavarura”, ka thënë Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat