Qeveria ndalon punimet në murin te ura e Ibrit (Dokument)

Aktuale

Qeveria ndalon punimet në murin te ura e Ibrit (Dokument)

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 17:42
Muri që po ndërtohet në Mitrovicën Veriore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës ka marrë vendim sot për të ndaluar kryerjen e punimeve të murit që është duke u ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës.

Në mur sot është vendosur njoftimi nga MMPH që ndalon punën e ndërtimit.

Lartësia rreth dy metra e murit, që është ngritur në ditët e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës ka provokuar reagime nga zyrtarët në Prishtinë.

Ky mur sipas institucioneve të Kosovës është jashtë marrëveshjes për rivitalizim të urës dhe është i jashtëligjshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat