Thaçi: Lajmi për shtetasit e Kosovës viktima në Munich, shokues

Aktuale

Thaçi: Lajmi për shtetasit e Kosovës viktima në Munich, shokues

Nga: G.B Më: 23 korrik 2016 Në ora: 10:58
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur shokues lajmin për shqiptarët e vrarë në sulmin terrorist në Munich të Gjermanisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai thotë siç bashkohemi në dhimbje, poashtu bashkohemi për t’i dënuar e luftuar terrorizmin, transmeton Bota Sot.

“Lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Munich është shokues dhe ka prekur tërë vendin. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, por sot me lutje jemi me familjet që i presin në shtëpi më të dashurit e tyre viktima të sulmit.

Gjersa pres lajme të reja zyrtare, Kosova i ofron çdo ndihmë Gjermanisë për të përballuar këtë makth.

Sikur që sot bashkohemi me këtë dhimbje, ashtu bashkohemi në dënimin dhe luftimin e çdo forme të terrorizmit. HTH”, ka shkruar ai në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat