Kosova e ka të sigurtë, rrugën drejt BE-së

Aktuale

Kosova e ka të sigurtë, rrugën drejt BE-së

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 14 korrik 2016 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

“Dyshimet që kuluare të caktuara i shprehin janë qëllimkëqija dhe shumë të dëmshme, sepse, krijojnë dilema sipas porosive të armiqve të Kosovës, ndaj së cilës jemi dëshmitare, se po zhvillohet luftë perfide nga Serbia dhe Rusia, që, e duan Kosovën të izoluar. Qytetarët e Kosovës duhet të vazhdojnë të jenë koshientë se, integrimi në BE është interes historik afatgjatë dhe e vetmja rrugë e ardhmërisë së sigurtë”, ka  thënë analisti Skënder Zogaj.

Ditë më parë,  Geri Willems, ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës ka thënë se Kosova nuk është e vetme në rrugën drejtë Bashkimit Evropian (BE), por shtetet evropiane e do ta ndihmojnë Kosovën. Gjithashtu, Willems ka thënë, se qytetarëve të Kosovës askush nuk ua ka premtuar një kopsht me trëndafila, andaj ajo dha mesazhin, se duhet punuar në realizimin e rrugës evropiane. Lidhur me përkrahjen e  vendeve mbështetës të  Kosovës, analisti Skender Zogaj, ka thënë për gazetën  “Botën sot” se , përkrahja mund ta humbasë rëndësinë nëse, rrugën drejtë BE-së, nuk e bëjnë vetë shqiptarët, të cilët duhet të angazhohen për të plotësuar standardet e demokracisë bashkëkohore. 

“Rruga e Kosovës për në BE është shtruar me raketat e NATO-s, të cilat e kanë shkatërruar hegjemonizmin serbian për t'i bërë shqiptarët pjesë të familjes euro-atlantike, ku edhe e kane vendin. Mirëpo, përkrahja mund ta humbas rëndësinë nëse, rrugën drejtë BE-s nuk e bëjnë vet shqiptarët, të cilët duhet të angazhohen seriozisht dhe me të gjitha forcat e veta, për të plotësuar standardet e demokracisë bashkëkohore, që, nuk është vetëm një fjalë goje, por është vizion dhe plan strategjik i aprovuar nga shumica e vendeve të BE-s”, ka thënë Zogaj.

Kosova të realizojë përgjegjësitë si shtet

Më tej analisti, Skënder Zogaj thekson, se  Kosova duhet të realizojë përgjegjësitë e saja si shtet i lirë dhe i pavarur, duke arritur që, të inkorporohet në strukturat e BE-së.  “Pra, rruga për Kosovën është e hapur dhe Kosova duhet të realizojë përgjegjësitë e saja, si shtet i lirë dhe i pavarur, duke arritur që, të inkorporohet në strukturat e BE-s. Dyshimet që kuluare të caktuara i shprehin janë qëllimkëqija dhe shumë të dëmshme, sepse, krijojnë dilema sipas porosive të armiqve të Kosovës, ndaj së cilës jemi dëshmitare se po zhvillohet luftë perfide nga Serbia dhe Rusia, që, e duan Kosovën të izoluar. Qytetaret e Kosovës duhet të vazhdojnë të jenë koshientë se, integrimi në BE është interes historik afatgjatë dhe e vetmja rrugë e ardhmërisë së sigurte”, ka theksuar Zogaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat