​Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm zviceran, pritet konferencë për media

Aktuale

​Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm zviceran, pritet konferencë për media

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 13:49
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Takimi është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë, në kuadër të vizitës së kryediplomatit zviceran, i cili njëkohësisht ushtron edhe detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në këtë takim pritet të jenë diskutuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, bashkëpunimi bilateral, si dhe çështje me interes të përbashkët.

Zvicra është një nga partnerët e rëndësishëm të Kosovës, ndërsa dy vendet kanë ndërtuar ndër vite marrëdhënie të afërta politike, ekonomike dhe diplomatike. Një rol të veçantë në këto raporte luan edhe diaspora shqiptare në Zvicër, e cila përbën një urë të rëndësishme lidhëse ndërmjet dy shteteve.

Pas përfundimit të takimit, Konjufca dhe Cassis pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku do të japin më shumë detaje rreth diskutimeve dhe do të flasin për zhvillimet në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat