OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë

Aktuale

OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë

Më: 26 tetor 2026 Në ora: 10:59
OJQ `QIKA`

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:30, do të realizojë një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes së Arlinda Sylaj Zekaj.

Sipas njoftimit, aksioni do të përcillet edhe me një konferencë për media.

Arlinda Sylaj Zekaj, e cila u vra të dielën në mbrëmje nga kunati i saj, tri ditë para rastit i kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun për jetën e saj.

Me një letër drejtuar prokurores në Pejë, ajo kishte kërkuar urgjentisht marrjen e masave ndaj atyre që siç kishte shkruar ajo, kishin dështuar t’i përmbushin detyrat e tyre, në mbrojtjen e jetës së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat