Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Në këtë mbledhje, është ngritur edhe çështja e Milan Radoiçiqit.
Konjufca ka përmendur takimet e zyrtarëve serbë me Radoiçiqin.
“Kur flasim për të ardhmen evropiane, me të cilën ministri Gjuriq është aq shumë i obsesionuar, gjëja e parë është që t’ia jap një këshillë: të mos takohet me Radoiçiqin. Fotografitë e tij së bashku me Radoiçiqin, i cili kërkohet nga INTERPOL-i, nuk e di se çfarë përmbajnë bisedat midis tyre, por kur e shohim ministrin e një shteti që synon integrimin në BE të takohet me një kriminel si Radoiçiqi, nuk e di se për çfarë të ardhmeje evropiane mund të flasë”, është shprehur ai.