Greqia mirëpret zgjedhjen e presidentes, Kosovës i kërkon hapa konkretë drejt BE-së

Aktuale

Greqia mirëpret zgjedhjen e presidentes, Kosovës i kërkon hapa konkretë drejt BE-së

Nga: A.M. Më: 20 tetor 2026 Në ora: 23:04
Përfaqësuesja e Greqisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)

Përfaqësuesja e Greqisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka mirëpritur stabilitetin politik dhe institucional në Kosovë, të arritur pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe zgjedhjes së presidentes.

Ajo ka vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, si dhe praninë e përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit.

Përfaqësuesja greke ka shprehur shpresën se zhvillimet e fundit politike do t’i japin një shtysë të re Kosovës për të vazhduar reformat dhe për të ndërmarrë hapa konkretë drejt avancimit të bashkëpunimit rajonal.

Ajo ka theksuar rëndësinë e një angazhimi të ripërtërirë nga Kosova dhe Serbia për zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut, në funksion të avancimit të perspektivës së tyre evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat