Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të policisë gjatë protestave në Shqipëri, duke i cilësuar pamjet e dhunës ndaj protestuesve si të papranueshme dhe duke ngritur akuza të rënda për mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit.
Përmes një reagimi në Facebook, Nela ka kritikuar goditjen e të rinjve të shtrirë përtokë dhe hedhjen e gurëve nga policia drejt turmave civile, duke i krahasuar këto pamje me ato të policisë serbe në Kosovë gjatë viteve ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluar, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë
Policia në cilindo shtet normal ka detyrë neutralizimin e akteve të dhunës së protestuesve por jo vrasjen e tyre!
Goditja e të rinjëve të shtrirë përtokë nga 4 apo 6 policë njëherësh është fenomen i përsëritur i policisë së shtetmafias ediramiste dhe është vepër penale! Pamje të tilla i kisha parë vetëm nga policia serbe në Kosovë në vitet 80-90të të shekullit të kaluar!
Hedhja e gurëve nga ana e policisë drejt turmave civile pa mbrojtje është vrasje në tentativë me paramendim!
Kjo nuk është polici shtetërore që ka detyrë mbrojtjen e qytetarëve të saj!