60 minatorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stantërg, pas incidentit të shkaktuar nga djegia e trafos kryesore.
Nga 63 minatorët që mbetën të ngujuar pas incidentit, tre prej tyre kanë arritur të dalin përmes daljeve emergjente.
Ndërkohë, operacioni i shpëtimit po vijon.
Ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet tjera në terren po punojnë për nxjerrjen e minatorëve të mbetur dhe sigurimin e daljeve nga horizonti i 11-të.
Puna në terren po vazhdon, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacione lidhur me gjendjen e minatorëve dhe operacionin e shpëtimit.