Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës.
Bajrami ka rikujtuar deklaratën e saj se “gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”, ndërsa ka uruar presidenten e re, duke shprehur shpresën që ajo të ruajë balancën mes pushteteve, unitetin shoqëror dhe të respektojë Kushtetutën dhe interesin e vendit, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë
Ju kam thanë: ''Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje''.
Urime Kosovë për Presidenten!
Uroj sinqerisht që profesoresha si presidente ta mbajë balancën mes pushteteve, unitetin shoqëror, ta respektojë Kushtetutën dhe interesin e vendit.
Shumë suksese, Presidente!