Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës, publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar duke shprehur kënaqësinë e tij për përfundimin e procesit.
Mekuli ka rikujtuar një deklaratë të mëhershme të tij, duke thënë se atëherë kërkonte me çdo kusht që Kosova të bëhej me President, ndërsa tani e cilëson zgjedhjen e një akademikeje në krye të shtetit si një zhvillim të rëndësishëm për vendin, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Jo "prej lloqi", por prej Akademie
Kur pata bërë thirrje që Kosovës i duhet një president me çdo kusht, qoftë edhe “prej lloqi”, e kisha nga ankthi dhe pasiguria për brishtësinë e qëndrueshmërisë së Kosovës tonë të shtrenjtë.
Jam pafundësisht i gëzuar pas disa ditëve e netëve të rënda, të dhimbjes e zhgënjimit; Kosova jonë jo vetëm që u bë me President, por në krye të Kosovës erdhi një akademike! Një ngritje e jashtëzakonshme, e cilësore, për politikën tonë, për Kosovën tonë; Urime Kosovë! Urime shqiptarë!
Faleminderit Kryeministër!