Anëtari i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, ka reaguar pas protestës para Kuvendit, duke akuzuar PDK-në se, sipas tij, kishte planifikuar rrethimin e Kuvendit për t’i detyruar deputetët të votojnë ndryshimet në ligjin për Specialen dhe të shkohet në zgjedhje.
Krasniqi ka pretenduar gjithashtu se protesta nuk ishte rastësi dhe se, sipas tij, mund të kishte edhe viktima. Ndërkohë, Policia e Kosovës konfirmoi ndërhyrjen për ruajtjen e rendit dhe sigurisë rreth Kuvendit.
Postimi i plotë:
Kurthi i PDKsë.
Si të pabesë që janë ka ditë që tentojnë të duken konstruktivë, kurse qëllimin e paskan pasur që ta rrethojnë kuvendin dhe ti detyrojnë deputetët si në kohën e Hashimit me votu ligjin e me shku në zgjedhje.
Tash, plani nuk ju funksionoi sepse me veteranë fals dhe me njerëz të paguar nuk shkon kjo punë, plus që policia më në fund ndërhyri dhe krijoi korridor për deputetët. Pra, asnjë veprim i sotit nuk ishte rastësi nga bespremt. Unë jam i sigurtë që këta kanë llogaritur me pas viktima, por si plani ashtu edhe kurthi iu dështoi.