Egzon Haziri, 30 vjeçari që u vra mbrëmë në Prishtinë, do të varroset sot në vendlindjen e tij.
Media merr vesh se varrimi është caktuar sot në ora 16;00, në varrezat e fshatit Bellopojë.
Derisa, familjarët e tij kanë publikuar shkrime prekëse për humbjen e më të dashurit të tyre.
Kujtojmë, se edhe një grua ishte plagosur e më pas ka ndërruar jetë. E ndjera ishte kalimtare rasti.