Syla: Do e ndihmojmë Ukrainën me mjete ushtarake, autoblinda dhe kamionë

Aktuale

Syla: Do e ndihmojmë Ukrainën me mjete ushtarake, autoblinda dhe kamionë

Më: 26 mars 2024 Në ora: 23:01
Shemsi Syla

Zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla ka thënë se Kosova është në dispozicioni për ta ndihmuar Ukrainën rreth pajisjeve ushtarake.

”Kemi një kontigjent ushtarkë atje, kemi potencial tjetër për ta ndihmuar Ukrainën me një numër t1% konsiderueshme të automjeteve taktike ka edhe autoblinda ka edhe kamionë do ia dhurojmë Ukrainës brenda një muaji”, ka thënë Syla.

Sipas tij, Kosova ka kaq kapacitet për ta ndihmuar Ukrainën, këtë ndihmë ai e quajti ”simbolike”.

Zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla duke folur për sigurinë në Kosovë 25 vjet pas përfundimit të luftës, tha se janë duke u pgaditur që t’i dalin zot Kosovës.

”25 vjet prap është tema që po përseritet, jemi duke u forcuar duke u përgaditur që të bëhemi zot të këtij vendi, normal bashkë me aleatë”, tha Syla.

Zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla ka thënë se transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në TMK ka qenë një dhimbje e madhe luftëtarët.

”Ishte një proces shumë i rëndë, gjithnjë kemi menduar se ajo ushtëri që me aq sakrificë ka bërë luftën, do të vazhdojë do rrisë kapacitet”, tha ndër tjera Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat