Ramabaja: Nja 4-5 komandantë milionerë i kanë hedhur hije të keqe UÇK-së

Aktuale

Ramabaja: Nja 4-5 komandantë milionerë i kanë hedhur hije të keqe UÇK-së

Më: 26 mars 2024 Në ora: 21:40
Sadri Ramabaja

Aktori Enver Petrovci është bërë temë diskutimi mbi një deklaratë të tij rreth UÇK.

Analisti Sadri Ramabaja tha se disa komandantë milionerë i kanë hedhur hije të keqe UÇK-së.

“Milionerët komandantë, nuk po flas për 100, por 3-4-5 komandantë milionerë i kanë hedhë hije të keqe UÇK-së dhe ne do të duhej që ta bëjmë ndarjen mes komandantëve individualë dhe UÇK-në ta ruajmë”, tha Ramabaja në Pressing.

“Përpjekja për ta përvetësuar ose fyer është njëkohësisht e dëmshme, UÇK do të duhej t’ia lëmë historisë…”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat