‘Së paku dy herë në vit intervenojë në plagë’ – Xhevdet Qeriqi tregon problemet me shëndetin

Aktuale

‘Së paku dy herë në vit intervenojë në plagë’ – Xhevdet Qeriqi tregon problemet me shëndetin

Më: 26 mars 2024 Në ora: 20:53
Xhevdet Qeriqi

Veterani Xhevdet Qeriqi ka folur edhe rreth gjendkjes shëndetësore të tij.

Ai ka treguar se së paku dy herë brenda vitit i duhet të intervenojë në plagën e marrë gjatë luftës.

“Para disa ditësh mu kanë shfaqë infeksionet dhe së paku dy herë në vit më duhet të intervenojë në plagë, sepse e kam bërrylin të humbur dhe nuk e kam nyjen e bërrylit.

Kam bërë përpjekje për të vendosur nyjen e bërrylit protezë në Gjermani, por që ndëryrja ka qenë kogja e shtrejtë rreth 67 mijë euro, nuk kanë qenë mundësitë në atë kohë, pastaj më ka ndihmu Kuvendi Komunal për trajtim në Turqi, dhe atje i kanë bërë disa intervenime të vogla, dhe disa këshilla atje të cilat më kanë ndihmuar, por dhimbjet më të mëdha i kam gjatë natës pasi nuk mundem mu kujdesë gjatë gjumit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat