Ibishi: Propozimi i Rusisë në OKB për futjen në agjendë të diskutimit për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, mund të sjellë tensione në veri

Aktuale

Ibishi: Propozimi i Rusisë në OKB për futjen në agjendë të diskutimit për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, mund të sjellë tensione në veri

Më: 26 mars 2024 Në ora: 18:38
Nuredin Ibishi

Kërkesa e Rusisë në Këshillin e Sigurisë në OKB për futjen në agjendë të diskutimit temën për ndërhyrjen ushtarake 25 vjet më parë të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, mund të sjellë tensioni në veri.

Kështu po e vlerëson njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

 “Po mund të ndikojnë sepse akoma ka ndikim të vazhdueshëm në aspektin gjeostrategjik të Rusisë në Ballkan përmes Serbisë që duke u bërë një shërbim në Këshillin e Sigurimit ti mbajnë aleancë të vazhdueshme të tensioneve të reja”, tha Ibishi.

Kjo situatë po shfrytëzohet për çështjet e Rusisë dhe Serbisë, vlerëson Ibishi.

“Këto janë provokime ruso-serbe me qëllim që të mblidhet opinioni botërorë e ndërkombëtar për bombardimet e para 25 viteve të kthehen në çështje ndryshe nga realiteti se çfarë ka qenë dhe të shfrytëzohet në çështjet e tyre”, deklaroi ai.

Ibishi theksoi se Rusia po tenton të ndryshojë qëllimin humanitar të NATO-s në Kosovë.

“Rusia është në trysni ndërkombëtare për shkak të agresionit në Ukrainë ata kanë dashur ta shfrytëzojnë këtë mbledhje të sigurimit por i dështoi se u mbivotua nga vendet demokratike. Ata po tentojnë të thonë që nuk ka pasur qëllim humanitar por të ndihmohet UCK dhe Kosova për anketime kinse të territorit serb kinse ka qenë pasojë të largimit të serbëve nga Kosova, ky është një arsyetim për të gjitha vrasjet e masakrat që kanë bërë”, ka thënë Ibishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat