Çifti që vdiq tragjikisht në Klinë janë familjarë të ish-shefit të SHSKUK-së

Aktuale

Çifti që vdiq tragjikisht në Klinë janë familjarë të ish-shefit të SHSKUK-së

Më: 10 mars 2024 Në ora: 11:20
Çifti që vdiq tragjikisht në Klinë

Ish-drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, njofton se viktimat e aksidentit të mbrëmshëm në fshatin Krushevë e Madhe e Klinës, janë familjarë të tij.

Doktori Gjocaj njofton se burri që vdiq Fahriu, është djali i xhaxhait të tij. Fatkeqësisht në aksident humbi jetën edhe gruaja e Fahriut, Vlora.

Gjocaj shkruan se për detajet e varrimit të çiftit nga Baballoqi i Deçanit, miqtë dhe familjarët do të njoftohen me kohë.

Sipas policisë, shoferi tashmë i ndjerë, nuk e kishte ndalur automjetin e tij te shenja ‘STOP’ duke u përfshirë pastaj në aksident me një tren.

“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat