Flet Rasim Maloku pasi iu dëmtua shtëpia – a ka të bëjë me punën e tij si prokuror?

Aktuale

Flet Rasim Maloku pasi iu dëmtua shtëpia – a ka të bëjë me punën e tij si prokuror?

Më: 4 mars 2024 Në ora: 19:15
Rasim Maloku

Prokurori Rasim Maloku është deklaruar pas dëmtimit të shtëpisë së tij në Ferizaj nga persona të panjohur.

Maloku në një prononcim konfirmon dëmtimin e shtëpisë, por momentalisht nuk pohon nëse rasti ka të bëjë me ushtrimin e detyrës si prokuror.

“Është e vërtetë se mu ka dëmtu shtëpia, po tani nuk muj me pohu se ka lidhje me punën, derisa të kryhen disa hetime nga policia”, thotë Maloku.

Media pak më parë raportoi se Malokut i është demoluar shtëpia nga disa persona të panjohur gjatë ditës së diel.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, teksa kanë konfirmuar se janë duke vazhduar hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat