Tahiri: Mosmiratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, pikë e zezë e kësaj qeverie!

Aktuale

Tahiri: Mosmiratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, pikë e zezë e kësaj qeverie!

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 19:26
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se opozita nuk është duke e bllokuar punën në shëndetësi, por qeveria është duke dështuar.

Ai tha se mosmiratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore është pikë e zezë e qeverisë aktuale.

Tahiri ka thënë se tendenca e minimizimit të një politike publike është brengë e çdo qytetari dhe çdo subjekti politik.

“Sot, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për një temë të jashtëzakonshme. Megjithatë, tendenca e minimizimit të një politike publike është brengë e çdo qytetari dhe çdo subjekti politik. Kapitujt që i trajton kërkesa jonë ndërlidhen me aspektin e infrastrukturës ligjore të shëndetësisë, sfidat që ndërlidhen me resurset njerëzore dhe me financimin e sektorit të shëndetësisë”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat