Sot varroset 26-vjeçari, që u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë

Aktuale

Sot varroset 26-vjeçari, që u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 09:21
Shkumbin Hebibaj

Sot varroset 26-vjeçari Shkumbin Hebibaj që vdiq pas goditjes nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, më 26 shkurt.

Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e fshatit Ballaboq të Deçanit.

“Rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

Image
Njoftimi

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, është prononcuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat