Emërohet kryeshefi ekzekutiv dhe zëvendëskryeshefi i KEK-ut

Aktuale

Emërohet kryeshefi ekzekutiv dhe zëvendëskryeshefi i KEK-ut

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 11:28
KEK

Bekir Gërguri është emëruar në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) në KEK.

Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a.

Ndërsa, Ramadan Budakova është emëruar në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre).

“Sot, gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit, z. Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. gjithashtu ka emëruar z. Ramadan Budakova në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre)”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat