Nexhmedin Spahiu shfaqet me Shefqet Krasniqin në Obiliq, i bën një kërkesë Qeverisë së Kosovës

Aktuale

Nexhmedin Spahiu shfaqet me Shefqet Krasniqin në Obiliq, i bën një kërkesë Qeverisë së Kosovës

Nga: A.Zh Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:19
Nexhmedin Spahiu me Ubejd Gashin dhe Shefqet Krasniqin

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, që të mbrojë monumentet e natyrës së fshatit Sibovc të Obiliqit.

Teksa ka publikuar një fotografi, ku shfaqet edhe me hoxhën Shefqet Krasniqi, Spahiu ka thënë se ky fshat do të zhduket së shpejti, pasi Qeveria ka vendosur që i njëjti të shndërrohet në minierë të KEK-ut.

Por, sipas Spahiut, Qeveria e ka obligim që të mos prekë zonën rreth tre lisave shekullorë, që ndodhen në këtë fshat, përcjell Bota sot.

Postimi i Spahiut në Facebook:

Në mbrojtje të monumenteve të natyrës.

Te 3 lisat shekullorë (mbi 600 vjeçarë) në Sibovc të Obiliqit me Ubejd Gashin dhe Dr.Shefqet Krasniqin. Ky fshat do të zhduket së shpejti pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të jetë minierë sipërfaqësore e Koorporatës Elektro-energjetike të Kosovës. Qeveria duhet të merr vendim që një zonë adekuate rreth këtyre tre lisave gjigantë të mos preket nga mihjet. Këta 3 lisa shekullorë janë pasuri më e vlefshme se thëngjilli që mund të nxirret nga ky lokacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat