Të shtëna me armë në pompën ‘Elan Petrol’ në Vushtrri, Policia arreston tre persona

Aktuale

Të shtëna me armë në pompën ‘Elan Petrol’ në Vushtrri, Policia arreston tre persona

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 00:11
‘Elan Petrol’

Rastet e të shtënave me armë zjarri janë bërë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë përfundojnë me të plagosur e madje edhe tragjikisht.

Përdorimi i armëve nëpër rrugë, hapësira publike e lokale të ndryshme po cenon kështu edhe sigurinë e qytetarëve.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në pompën e derivateve ‘Elan Petrol’ në Vushtrri.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar, teksa është konfiskuar arma dhe gëzhoja që u gjet brenda pompës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se tre të dyshuarit janë B.B., E.J., dhe B.B., të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë incident për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme që kanë pasur mes vete.

Fillimisht palët kanë pasur një konflikt verbal e më pas njëri prej tyre ka shkrepur një herë armën, gjë që alarmoi dëshmitarët përreth, që njoftuan menjëherë Policinë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të iniciohen rastet si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat