Shokon akademiku: Trepça ndërtoi edhe 9 miniera jashtë Kosovës në këto vende, por lëndët e para i grabiti ky shtet

Aktuale

Shokon akademiku: Trepça ndërtoi edhe 9 miniera jashtë Kosovës në këto vende, por lëndët e para i grabiti ky shtet

Nga: A.Zh Më: 22 janar 2023 Në ora: 11:17
Minir Dushi

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka shpërndarë një deklaratë të akademikut Minir Dushi, për Trepçën.

Dushi në një emission televiziv, ka thënë se Trepça ka financuar dhe ndërtuar edhe nëntë miniera të tjera jashtë Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka bërë të ditur se 5 miniera gjenden në Serbi, dy në Mal të Zi, një në Bosnjë dhe një në Maqedoni.

Megjithatë, sipas tij, lëndët e para nga këto Miniera kurrë nuk i mori Trepça, por u grabitën nga Serbia.

E Kurti ka pyetur se pse nuk po shfrytëzohet pasuria e Trepçës.

“Fakte për Trepçën nga Akademiku Minir Dushi:

Trepça ishte një kolos financiar nga ku shërbehej e tërë ish Jugosllavia!

Trepça financoi dhe ndërtoi edhe 9 miniera jashtë Kosovës, por lëndët e para nga këto Miniera kurrë nuk i mori Trepça, por u grabitën nga Serbia.

Sot duhet të shtrojmë pyetjen pse nuk po shfrytëzohet kjo pasuri që na ka falë Zoti?!”, ka shkruar Faton Kurti në një postim në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat