​Hoti në FSK: Me përkushtimin tuaj Forca po ecë sigurt drejtë strukturave euroatlantike

Aktuale

​Hoti në FSK: Me përkushtimin tuaj Forca po ecë sigurt drejtë strukturave euroatlantike

Më: 6 janar 2021 Në ora: 13:33
Avdullah Hoti

Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër marrëveshjes me amerikanët që ia mundëson ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të marrin pjesë në mision paqeruajtës në botë përkrah Gardës Kombëtare, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar kazermën “Adem Jashari”. Aty ai u është drejtuar pjesëtarëve të FSK-së të cilëve u ka thënë se falë përkushtimit të tyre Forca po ecë më hapa të sigurt drejtë strukturave euroatlantike.

Vendimin e djeshëm të Kuvendit të Kosovës, Hoti e ka quajtur historik.

Hoti: Vendimi i Kuvendit për FSK-në ishte hap i madh

“Nganjëherë për vendime të tilla duhet ndoshta një distancë e caktuar kohore për të kuptuar plotësisht sa të rëndësishme janë. Vendimi që ka marrë dje Kuvendi i Kosovës është ndër hapat më të mëdhenj historikisht që kemi bërë si shtet dhe se FSK drejt integrimit të plotë të FSK-së në strukturat euroatlantike, është ëndërr e jona. Besoj që vetëm njerëzit, qytetarët dhe liderët tepër vizionar kanë pasur mundësi që me parashiku atëherë kur është themeluar ushtria e Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë se Kosovës, në rrethanat e asaj kohe kur është dizajnuar është parashikuar që shteti i Kosovës të jetë pjesë dhe te integrohet plotësisht në strukturat euroatlantike. Vetëm njerëzit vizionar [...] edhe mundi juaj dhe përkushtimi juaj, i secilit oficer, secilit ushtar, disa gjeneralë, disa udhëheqës të FSK-së, disa ministra deri këtu ku jemi, duke u vendosë hap pas hapi”, tha Hoti.

E ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha se performanca e ushtarëve të FSK-së brenda dhe jashtë vendit ka bërë që të fitohet besimi i partnerëve se ushtarët e Kosovës mund të kryejnë detyrat e tyre me nderë.

Quni: Me forcat amerikane jemi ndjerë gjithmonë një

“Besimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë të natyrshëm e shton edhe më shumë nderin e kësaj të arriture historike. Ne me forcat amerikane jemi ndjerë gjithmonë një, tani me forcat amerikane përveç zemrave dhe mendjeve do t’i kemi një edhe trupat e armët tona në misione të shenjta në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit për mbarë njerëzimit, ky është misioni ynë drejt vizionit tonë për integrim në NATO”, tha Quni.

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mars te këtij viti do të nisin masonin e parë paqeruajtës në botë. Ata do të jenë përkrah Gardës Kombëtare të Iowa-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat