Deputetëve i publikohet lista e votave për Gjykatën Speciale, deputeti i VV-së: Tregoni qëllimet e prapaskenat tuaja

Aktuale

Deputetëve i publikohet lista e votave për Gjykatën Speciale, deputeti i VV-së: Tregoni qëllimet e prapaskenat tuaja

Nga: A.M. Më: 9 korrik 2020 Në ora: 18:40
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, i është kundërpërgjigjur akuzave ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për Gjykatën Speciale.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka publikuar listën e deputetëve që e votuan Gjykatën Speciale, duke thënë se sot po mundohen të arsyetojnë votën e tyre me shpifje e të fshehur.

Postimi i plotë:

Shihni votat për Gjykatën Speciale!

E sot po mundohen të arsyetojnë votën e tyre me shpifje e të fshehur.

Bëhuni të sinqertë, tregoni qëllimet e prapaskenat tuaja. Ne e kemi kuptuar. Qytetarët e kanë kuptuar. Ju po mashtroni vetën e jo qytetarin dhe ne si deputet!

Image
Lista
Image
Lista
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat