Haskuka: Sa më larg pushteti nga aktivitetet shoqërore suksesi më i madh

Aktuale

Haskuka: Sa më larg pushteti nga aktivitetet shoqërore suksesi më i madh

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 09:23
Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Mytaher Haskuka

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka thënë që të ketë vërejtur se kur pushteti ka qëndruar më larg nga aktivitetet shoqërore ato kanë qenë më të suksesshme.

“Driton Kuka pa asnjë ndihmë nga Qeveria i arriti të krijojë kampionë evropian, botëror, e olimpik”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e tij në Facebook.

“DOKUFESTI pa asnjë ndihmë nga qeveria krijoi festivalin më të njohur të filmit në Ballkan, e filmat që po dalin nga ekipet e saj po i marrin shpërblimet gjithandej. Së fundi, filmi Home fitoi çmimin e filmit më të mirë të shkurtë në BAFTA”, ka vazhduar ai më tej.

Ky është postimi i plotë i deputetit Haskuka:

“Diçka po e vërej… sa më larg pushteti prej aktiviteteve të ndryshme shoqënore aq më I suksesshëm aktiviteti…

Driton Kuka pa asnjë ndihmë nga qeveria I arriti të krijojë kampionë evropian, botëror, e olimpik.

DOKUFESTI pa asnjë ndihmë nga qeveria krijoi festivalin më të njohur të filmit në Ballkan, e filmat që po dalin nga ekipet e saj po I marrin shpërblimet gjithandej. Së fundi, filmi Home fitoi çmimin e filmit më të mirë të shkurtë në BAFTA.

Përkundër ngufatjeve Komuna e Prishtinës po miret si shembull për qeverisje transparente, shembull i digjitalizimit të shërbimeve në rajon, e kryetari I komunës shpallet kryetar I muajit disaherë.

Paramendoni me I hekë këta pushtetarë prej shtetit, vetëm mos me na ngulfatë, qytetarët e këtij vendi mund të arrijnë shumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat